Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike”, Balluku inspekton punimet në rrethrrotullimin e Rinasit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një projekt të ri që ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të rrugëve. Për këtë qëllim është krijuar një grup me mbi 120 persona, të ndarë në 4 rajone. “Kemi vënë re që tashmë, duke qenë se kilometrat e akseve kombëtare shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe vizitorët, pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike, ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota dhe tashmë nuk është e rëndësishme për të pasur vetëm rrugë të sigurta, por edhe që plotësojnë kushtet estetike”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në rrethrrotullimin e Rinasit. “Për këtë arsye, në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e...