Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Deri tre javë më parë, Sokol Sadushi dukej një nga njerëzit më të paprekshëm në Shqipëri. Pjesë e grupit të “baballarëve” të Reformës në Drejtësi, ai u katapultua në krye të Gjykatës së Lartë, pavarësisht idesë paraprake se ekspertët e Nivelit të Lartë nuk mund të merrnin poste të larta në Drejtësinë e Re. Prej mëse tre vitesh, Sadushi udhëheq me dorë të fortë, të paktën në dukje, trupën e Gjykatës së Lartë. Njëkohësisht, ai vendosi nën urdhërat e tij edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë që menaxhon kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese. Falë pozicionit të drejtuesit në KED, Sokol Sadushi udhëhoqi një operacion kirurgjikal për ndërprerjen e parakohshme të 3 mandateve në Gjykatën Kushtetuese. Por, pikërisht, ky rast, që dukej si...