Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit
Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 4 shtetas, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë, si persona që kanë përkrahur autorin e krimit të ndodhur në Manëz, Daniel Pepa, dhe kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Në seancën e zhvilluar të shtunën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve, është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit për 4 të arrestuarit. Të arrestuarit ishin Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ndërsa i arrestuari tjetër, Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin. Të katër të...