Fillojnë bisedimet ekonomike tregtare midis Kinës dhe SHBA-së

Fillojnë bisedimet ekonomike tregtare midis Kinës dhe SHBA-së

Delegacionet kineze dhe amerikane u mblodhën të shtunën në mëngjes për të zhvilluar bisedime mbi çështjet ekonomike dhe tregtare. Të dyja palët do të zhvillojnë konsultime mbi çështjet kyçe të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dypalëshe, në përputhje me konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy vendeve gjatë bisedave telefonike të këtij viti, thuhet në një deklaratë të publikuar të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës. Delegacionet i përfunduan bisedimet e mëngjesit të së shtunës mbi çështjet tregtare dhe ekonomike në Kuala Lumpur. Bisedimet do të zgjasin nga 24 deri më 27 tetor.