Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Maduro del me hanxhar në dorë: SHBA po sajon një luftë të përjetshme
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dukshëm i frikësuar nga presioni amerikan, akuzon Donald Trump se po sajon një luftë kundër shtetit që drejton. “Populli i Shteteve të Bashkuara e di këtë, ata po sajojnë një luftë të re të përjetshme. Ata premtuan se nuk do të hyjnë kurrë në një luftë dhe po sajojnë një luftë që ne do ta shmangim. Si? Me mobilizimin e popujve të Amerikës së Jugut. Amerika e Jugut dhe Karaibet I thonë: jo luftës, po paqes, po prosperitetit, po harmonisë dhe bashkëjetesës”, tha Maduro. “Venezuela është një vend pa prodhim gjethesh kokaine, pa prodhim kokaine dhe ne do të arrijmë eliminimin 100% të 5% të mbetur të tranzitit të drogës që vjen nga Kolumbia. Ne do ta arrijmë këtë. Ata...