Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Po iu japim mesazh të gabuar votuesve tanë”, Berisha kritika në grupin e PD: S’do pranojmë nënshtrimin, ndryshe kot shkojmë në Kuvend
Mbledhja e grupit parlamentar të PD, një dite më parë, është shoqëruar nga polemikat mes deputetëve demokratë lidhur me strategjinë që do të ndjekë opozita në sallën e Kuvendit. Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur debatet me dyer të mbyllura. Një pjesë e deputetëve demokratë propozojnë reagime më radikale në sallën e Kuvendit ndaj asaj që ata e quajnë cenim të të drejtave të opozitës nga ana e mazhorancës, duke iu referuar incidenteve të fundit të cilat kulmuan në përplasje të forta me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Por ka edhe nga ata që e vënë theksin tek përmbajtja dhe kontrollimi i emocioneve. Nga ana tjetër, kreu demokrat Sali Berisha duket kritik në qëndrimet e tij ndaj opozitarëve duke theksuar se mënyra se si po sillen deputetët e PD, po...