Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

Fëmijë dhe të moshuar të prekur/ Vjeshta shton virozat, ulje temperature…

Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në qendra shëndetësore e spitale javën e fundit. Më të prekur janë më të vegjlit. “Moshat janë 4 – 5 vjeç edhe poshtë. Mosha e kopshtit dhe parashkollorit më e predispozuar të kalojë virozë”, tha pediatrja Anila Sevdari. Ankesat më të shpeshta sipas mjekëve në qendrat shëndetësore janë ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Ndonëse karakteristike për sezonin veror pediatrit thonë se nuk munguar as shqetësimet në sistemin tretës. “Fillojnë me probleme të rrugëve respiratore. Në shumicën e rasteve janë me hundë, me rinit, pastaj shoqërohet me sinozit me dhimbje koke. Herë pas here sekrecionet që nuk drenohen nga...