Rusia dronë e raketa mbi Ukrainë, tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet e fundit

Sulmet ruse me raketa dhe dronë mbi Ukrainë gjatë natës vranë të paktën 3 persona dhe plagosën 17 të tjerë.
Vetëm në kryeqytetin e vendit Kiev një person mbeti ivdekur  dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike në orët e para të së shtunës.
Tre nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa mbetjet e raketave të rrëzuara shkaktuan dëme në disa ndërtesa dhe ndezën zjarre në një objekt jo-banimi, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Në rajonin Dnipropetrovsk, dy persona humbën jetën  dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulmet dëmtuan pallate banimi, shtëpi private, një dyqan dhe automjete, bëri të ditur guvernatori në detyrë i rajonit, Vladyslav Haivanenko.
Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Moska  lëshoi nëntë raketa dhe 62 dronë, ndërsa mbrojtja ajrore  e  vendit  rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 121 dronë ukrainas gjatë së njëjtës natë.
Goditjet ndodhën një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ashpërsojnë sanksionet kundër industrisë ruse të naftës dhe të sigurojnë raketa me rreze të gjatë veprimi për Kievin./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *