Inxhinieri ndërroi jetë pasi ra nga lartësia e kantierit, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

Inxhinieri ndërroi jetë pasi ra nga lartësia e kantierit, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

Drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi  ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pas vdekjes së një inxhinieri. 42-vjeçari ra nga lartësia  teksa teksa po kontrollonte punimet e një ure në fshatin Paulesh. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.