Manjola Nikollo bashkohet me PS/ Bajrami: Mike e ngushtë me Zhupen, u ndanë për mandatin e deputetes

Ish-kryetarja e degës së PD-së në Sarandë, Manjola Nikollo, ka vendosur të bashkohet me Partinë Socialiste dhe të marrë postin e nënkryetares së bashkisë. 
Lajmi ka shkaktuar reagime brenda radhëve të PD-së në qytet.
Përfaqësuesi i PD-së në Sarandë, Ibrahim Bajrami, tha për MCN TV se vendimi i Nikollos nuk ishte krejt i papritur, pasi flitej për ofertën e PS-së që prej gjashtë muajsh. 
Nikollo ka qenë prej kohësh kryetare e degës së PD-së në Sarandë dhe ka qene e dedikuar në këtë parti dhe sigurisht nuk më pëlqen qe ne të dëgjoj që një person i dedikuar të pranojë në mënyrë të tillë, një pozicion politike, qartazi në PS. 
E vërteta ishte se ishte e paralajmëruar ishte diçka që pritej, kishte diçka mbi 6 muaj që diskutohej ne qytet midisi ofertave të shumta që PS ka shpërndarë të paktën këtu në Sarandë, dhe kjo ishte një nga ofertat që mendohej se do te ndodhte, dhe ndodhi, nuk na pëlqen me të thënë të drejtën. 
Nikollo, deklaroi më parë se ishte përjashtuar nga PD-ja pas dorëheqjes për shkak të primareve, duke akuzuar deputeten Ina Zhupa për manipulime.
Por Bajrami konsideron se miqësia midis Nikollos dhe Zhupes ka marrë fund për shkak të konkurrencës për mandatin e deputetes në qarkun e Sarandës. 
Znj. Nikollo ka qenë nder miket e ngushta të znj. Zhupa dhe miqësia  tyre erdhi ne një finale ndoshta jo te pëlqyeshme, ne një kohe kur konkurronin për pozicionin e deputetes në qarkun e Sarandës.
Zhupa nuk kishte nevojë të manipulonte votat për të fituar. Nikollo mori më pak vota dhe, ndonëse kishte respekt nga anëtarësia e degës, synonte të ishte pjesë e listës së mbyllur, gjë e pamundur. 
E vërteta është se nuk ka qenë e përjashtuar, i është bërë festa disa here, nuk e ka konsideruar si të mjaftueshme këtë gjë, donte një pozicion më të lartë, dhe me sa duket i erdhi me mirë të merrte këtë ofertën e PS-së.