S’ka qetësi në burg për Nicolas Sarkozy/ Ish-presidenti kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy po përballet me kërcënime dhe fyerje nga të burgosurit e tjerë, pavarësisht masave të forta të sigurisë. 
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen të burgosurit duke bërtitur, fyejnë dhe dhe duke e thërritur me emër gjatë natës, me qëllim që të mos flejë. Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër, ku dëgjoheshin po ashtu kërcënime ndaj ish-presidentit. 
Hetim i hapur për kërcënime ndaj jetës së Sarkozy-t: 
Prokuroria e Parisit ka sekuestruar dy telefona celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, ndërsa policia po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. 
Ngjarja ka ngjallur shqetësim mbi sigurinë e ish-presidentit, duke vënë në pah tensionet brenda burgut dhe nevojën për kontrolle më të rrepta. 

Nouvelle nuit au Club Med pour SarkozyMalgré les gardes à vue de 3 personnes, de nombreux détenus de la prison de la Santé, ont fait du bruit pour empêcher Nicolas Sarkozy de dormirIl s’est plaint à son avocat : “Tous les prisonniers font du bruit, ils crient, ils hurlent” pic.twitter.com/uVQZqpYjUO
— Jacques Renardiere (@JRenardiere) October 24, 2025