“Diella shtatzënë me 83 fëmijë”/ Shehu pas deklaratës së Ramës: Ushqen me lugë bosh një popull, kërkon t’u shpërlajë trurin….

“Diella shtatzënë me 83 fëmijë”/ Shehu pas deklaratës së Ramës: Ushqen me lugë bosh një popull, kërkon t’u shpërlajë trurin….

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me Diellën dhe 83 fëmijët.  Shehu theksoi se Rama kërkon tu shpërlajë trurin qytetarëve shqiptarë, ku sipas tij, synon që këta të fundit ta harrojnë varfërinë dhe braktisjen e vendit.  “Rama, ushqen me “lugë bosh” një popull! Diella, shtatzënë, 83 fëmijë. Teatralitete pa “shije”, që kërkojnë të mbajnë në “trans” një popull të tërë. Të “shpëlajnë trutë” e njerëzve që të harrojnë varfërinë, denigrimin, braktisjen e vendit, të prindërve nga fëmijët e tyre.  Me fakt të krijojnë njeriun e Rilindjes pa tru. Një propagandë gebelsiane kjo, por që siç ka treguar historia efektin e ka të shkurtër! Dhe kur ky “efekt” paralizues kalon, njerëzit vihen në lëvizje e reagojnë me...