Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Të dënuar nga GJKKO me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona
Dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vjeçari Aldo Tushaj dhe 45-vjeçari Sefer Dukaj, të dy banues në Vlorë. Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të...