Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Gëzim Tushi: E tmerrshme/ Fëmijët sot dalin në natyrë më pak se të burgosurit!
Gëzim Tushi Sociologu Gëzim Tushi ka folur së fundmi për një temë që prek thuajse çdo familje që kanë fëmijë. Duke cituar një filozof britanik që thotë se “Fëmijët e sotëm dalin në ajër, në natyrë, më pak se të burgosurit” është e tmerrshme! Në fakt, po të mendosh orët e gjata që fëmijët kalojnë pas telefonave, koha që kalojnë në natyrë mund të jetë edhe më e shkurtër se e të burgosurve. “Është e tmerrshme! Ky obligimi i tërë kohës të fëmijëve, në procesin e zhvillimit të tyre intelektual, është strapacim dhe është në kundërsens me zhvillimin moshor; është në kundërsens me zhvillimin e tyre të natyrshëm. Një fëmijë që të zhvillohet në mënyrë integrale ka nevojë që të zhvillohet mendërisht, fizikisht, emocionalisht, pra...