Ernesto Sabato dhe historitë shqiptare që la në libra

Ernesto Sabato dhe historitë shqiptare që la në libra

Nga: Julia Constelna Përktheu: Bajram Karabolli Kalabria Biografinë e Ernesto Sabatos duhet ta fillojmë nga Kalabria, prej nga erdhën (në Argjentinë) prindërit e tij, aty nga fundi i shekullit XIX. Si shumë të tjerë të ardhur rishtas, nga ai rajon, edhe ata u futën në jetën e një vendi i cili u ofronte njerëzve me vullnet të mirë mundësi të mëdha pune. Udhëtimi i parë i Françesko Sabatos, babait të Ernestos, qe nxitur nga i vëllai i vet më i madh, Pedroja. Me të mbërritur, ai filloi punë në shtrimin e rrugëve me kalldrëm dhe në veprat e rrjetit të tubacioneve për të frenuar përrenjtë që përmbytnin qytetin e Buenos Airesit. Ishte pjesëtar i një ndërmarrjeje të vogël familjare e cila punonte për llogari të të...