Ju ftojmë ta ndiqni të kënduar nga Elvana Gjata këngën “Shqipëri, o nëna ime”, me tekst të Naim Frashërit.
O malet e Shqipërisëdhe ju lisat e gjatë,fushat e gjëra me luleqë ju kam ndërmënd ditë e natë.
Ju bregore bukuroshee ju lumenj të kulluar,çuka, kodra, brinja, gërxhee ju pyje gjelbëruar, unë…
do këndoj për dashurinëqë ju mbani, që ju mbaniedhe ushqeni.O vendasit e mi të bekuar, jumendjen time,ju mendjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri më jep nderin e madhTi Shqipëri më jep emrin shqiptarSe zemrën ti ma gatove,ti ma gatove plot dëshirë e zjarr.
O ju malet e Shqipërisëdhe ju lisat e gjatë,fushat e gjëra me luleqë ju kam ndërmënd ditë e natë.
Ju bregore bukuroshee ju lumenj të kulluar,çuka, kodra, brinja, gërxhee ju pyje gjelbëruar, unë…do këndoj për dashurinëqë ju mbani, që ju mbaniedhe ushqeni.O vendasit e mi të bekuar, jumendjen time,ju mendjen ma dëfreni.
ObserverKult
Kliko edhe:
ÇAJUPI: MËMËDHE, TË DUA DHE KSHTU SI JE!
E dashura mëmëdhe,të dua dhe kshtu si je!Po kur të të shoh të lirëdo të të dua më mirë.Qani pyje, fusha, gurë,qani male me dëborë!Shqipëria mbet e gjorëdhe nuk sheh dritë kurrë;një mjegull e keq’ e shkretëe ka mbuluar përjetë!Një gazep, një errësirë,vetëtit edhe gjëmon!Rrojmë me zemër të ngrirë,nga frika kërkush s’gëzon!Njerzit kurrë s’këndojnëdhe bilbiletë vajtojnë!Qiameti, shkretëtira!Zogu vetë zë folenë,njeriu lë mëmëdhenë,se mbretëron egërsira!Për Shqipëri dëshirojmëse në vend të huaj rrojmë.Robërinë si duron,o moj Shqipëri e mjerë?Shpëtove vende të tjerë,vetë nën zgjedhë rron!Shqipëtarë bëni benëtë lëftoni për atdhenë.E dashura mëmëdhe,të dua dhe kështu si je!Po kur të të shoh të lirë,do të të dua më mirë!
*Titulli i origjinalit: “Robëria”
ObserverKult

Leave a Reply