Letra që ia shkroi Papa Kristo Negovani mikut të tij dy orë para se ta vrisnin

Letra që ia shkroi Papa Kristo Negovani mikut të tij dy orë para se ta vrisnin

Dy orë para se ta vrisnin, Papa Kristo Negovani i shkruante një miku të tij në Rumani, se tri herë e kishin gjykuar dhe orë e çast e kërcënonin për shkakun e gjuhës shqipe, por kujdesi i tij s’ishte aq të ruante veten sesa të përhapte shkrimet e tij dhe të forconte lëvizjen kombëtare shqiptare: “Merrni edhe këto vjersha. Ngutem t’i dërgoj sa kam shkruar se mos mbeten, ndëqoftëse ndërrojmë jetën, pas mënyrës që u thashë” Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për çeljen e shkollave shqipe nga fundi i shek. XIX dhe fillimet e shek. XX, janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe. Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo...