Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar
Profesori italian Michele D’Angelo, pedagog i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, u rikthye në Itali pasi u lirua kundrejt garancisë 15 mijë euro. Ai flet për herë të parë pas lirimit dhe për aksidentin ku u përfshi në autostradën Levan-Fier, ku një 17-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur. “Po, e pranoj, kam pasur frikë. Sidomos në ditët e para, kur gjithçka ishte e pasigurt dhe nuk kuptohej se çfarë drejtimi do të merrte çështja. Pyesja veten nëse do të më duhej të qëndroja atje me muaj, ndoshta me vite. Ishte një mendim rrëqethës, por u përpoqa të mbështetem te besimi në drejtësi dhe në punën e avokatëve të mi”, shprehet ai në një intervistë për median italiane La Repubblica. Tani është me bashkëshorten, Vanessa Castelli, mes maceve dhe...