Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama: Antarësimi në BE sfidë! Trump zgjoi Evropën, shakaja me Presidentin e SHBA u keqpërdor
Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit. Në forumin “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë Bashkimi Europian ndjen nevojën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tregua optimist se puna e bërë nga Shqipëria do të vlerësohet. “Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare t’i ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë. Por me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend”, tha Rama. Për kreun...