Afera me mbejet, denoncimi: Bashkia Durrës i dha miliona euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Afera me mbejet, denoncimi: Bashkia Durrës i dha miliona euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar depozitimin e mbetjeve urbane në Durrës. Në një deklaratë për shtyp, Vangjeli deklaroi se Bashkia Durrës në vitin 2021, ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë Integrated Energy BV SPV, me vlerë rreth 13.5 milionë euro për një afat katërvjeçar, për sasinë e pritshme prej 320 mijë ton mbetjesh. Të njëjtën kompani, sipas Vangjelit, Bashkia Durrës e ka shpallur sërish fituese këtë vit, për një tjetër procedurë prokurimi pa shpallje paraprake. Vangjeli deklaroi se ky tender ngre disa pikëpyetje, si mungesa e transparencës apo dyshime për abuzime me procedurat e prokurimit. Deklarata e Genta Vangjelit Depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një tjetër histori të dyshuar korruptive, me kontrata pa transparencë...