Bebe Rexha në finalen e bejsbollit amerikan

Bebe Rexha në finalen e bejsbollit amerikan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara në finalen e dytë të Serisë Botërore të MLB 2025, një nga ngjarjet sportive më të mëdha të vitit në SHBA. Në postimet e saj të fundit në Instagram, Bebe është shfaqur e emocionuar për pjesëmarrjen, duke ndarë me ndjekësit përgatitjet dhe entuziazmin për këtë moment të rëndësishëm. Ajo ka treguar mbështetje për dy skuadrat finaliste — Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays — duke i uruar fat për përballjen e madhe. Në këtë ceremoni madhështore, përveç Bebe Rexhës, do të marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Pharrell Williams dhe Alessia Cara, e cila do të këndojë himnin kombëtar të Kanadasë. Për Bebe Rexhën, kjo është...