Hailey Bieber pranon se nuk e rrit e vetme djalin

Hailey Bieber pranon se nuk e rrit e vetme djalin

Hailey Bieber ka folur hapur për jetën e saj si nënë dhe për ndihmën që merr në përkujdesjen ndaj djalit të saj, Jack Blues. Gjatë një interviste në podcastin In Your Dreams with Owen Thiele, themeluesja e “Rhode Beauty”, 28 vjeç, u shpreh se ka një ekip që e ndihmon me kohë të plotë dhe se nuk ndihet aspak në siklet ta pranojë këtë. “Kam ndihmë. Kam ndihmë me kohë të plotë dhe nuk jam aspak e turpëruar ta them këtë,” – tha Hailey. “Nuk do ta fshihja kurrë faktin që kam ndihmë, sepse pa të nuk do të mund të kisha karrierën që kam dhe të bëja gjërat që bëj. Jam shumë mirënjohëse për këtë.” Modelja shtoi se djali i saj është gjithmonë në...