Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Pse dhe kush e vrau Albanin” – Cili ishte roli i pronarit italian në ekzekutimin misterioz të 28-vjeçarit shqiptar në Brazil?!
Vrasja e Alban Gropçajt në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur. 28-vjeçari ishte nisur për disa ditë pushime në Fortaleza, një qytet bregdetar me mbi 2 milion banorë, së bashku me pronarin e tij italian, kur u qëllua për vdekje në rrugë me armë zjarri. Familjarët e përshkruajnë Albanin si një person të qetë dhe punëtor, pa lidhje me botën kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh: “Si është e mundur që një 28-vjeçar të vritet pa arsye? Gjashtë vjet më vonë, ende presim drejtësi, por rastin po e zvarritin.” Hetimet fillestare në Brazil çuan në arrestimin e Guido Bertolës, pronarit italian që ishte me Albanin gjatë ngjarjes. Dëshmitarët treguan se dy persona me motor i ndaluan...