Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 iPhone në dyert e dusheve, i përkisnin 3 të dënuarve (EMRAT)

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 iPhone në dyert e dusheve, i përkisnin 3 të dënuarve (EMRAT)

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.  Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.  Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, përcjell A2 CNN.  Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi.  Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.