Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën, Ballkani Perëndimor ‘kërthiza’ e BE-së

Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën, Ballkani Perëndimor ‘kërthiza’ e BE-së

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër më 22 tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në  Gjermani në Forumi Ndërkombëtar të Berlinit.  Një ngjarje që fokusohet tek sfidat globale në ekonomi, klimë, teknologji dhe qeverisje.  Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë çelur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që së shpejti të hapet edhe i fundit, çka sipas tij do të përbëjë një rekord për Shqipërinë.  Kryeministri theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë...