Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kontrolle të befasishme në burgun ku ndodhet Veliaj, ja çfarë dyshon policia
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit. Në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë deri te krerë bandash kriminale mësynë dhjetëra efektive te drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Po zhvillohen kontrolle në disa dhoma banimi dhe ambiente te përbashketa, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund te kete lende narkotike, telefona apo sende te tjera te ndaluara.