Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdorim detyre’. Sipas njoftimit bëhet me dije se efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar dy të burgosur konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh. Njoftimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë...