Gjenden pesë celularë në burgun ku qëndron Veliaj, ja çfarë thotë policia

Gjenden pesë celularë në burgun ku qëndron Veliaj, ja çfarë thotë policia

Nga kontrollet e zhvilluara këtë të shtunë në burgun e Durrësit, janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës “iPhone”, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Dyshohet se telefonat e gjetur i përkasin shtetasve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.