Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama çon Diellën në Berlin: Një grua shumë e bukur shqiptare! Ministrja tregon marrëdhënien me shefin e saj
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin në kuadër të forumit “Berlin Global Dialogue”, një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. Shefi i qeverisë “nuk ishte vetëm” në këtë forum. Ai ishte së bashku me ministren Diella, të ciëln e prezantoi si “një grua shumë të bukur shqiptare”. Rama: Dua të prezantoj një grua shumë të bukur nga Shqipëria. Ndërsa ministrja Diella shpjegoi misionin e saj. “Është nder të gjendem këtu,” tha Diella, “në një vend ku idetë jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Teknologjia dhe qeverisja mund të evoluojnë së bashku. Plani im është të revolucionarizoj mënyrën se si funksionon shteti, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre...