“Diella është shtatzënë”, Rama ndan lajmin nga Berlini: Pret 83 fëmijë, do kenë njohuritë e nënës së tyre

“Diella është shtatzënë”, Rama ndan lajmin nga Berlini: Pret 83 fëmijë, do kenë njohuritë e nënës së tyre

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej në Berlin, në kuadër të forumit “Berlin Global Dialogue”, një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. “E pranishme” ishte edhe ministrja Diella. Rama nga Berlini, përmes batutave tha se ministrja Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, duke lajmëruar kështu se çdo deputet i Partisë Socialiste do të ketë tashmë asistentin e vet virtual. “Të gjithë fëmijët e Diellës do të kenë njohuritë e nënës së saj, sa i përket legjislacionit të BE-së”, theksoi shefi i qeverisë. Rama: Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili do të jetë për çdo anëtar të Parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta, do të marrë pjesë...