Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku me dhjetëra dosje në SPAK dhe zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e Belinda Ballukut si person nën hetim, ndërkohë që raportohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj. Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë. Për momentin, përmbajtja e plotë e dosjes mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Por Balluku ka me dhjetëra afera që po hetohen në SPAK dhe është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim e të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera. Çfarë mund ta ketë fundosur Ballukun? Gazetari Elton Qyno, bëri me dije dje se paracaktimi i fituesit...