‘Raporti i OSBE, më i zymti ndonjëherë për Shqipërinë’/ Nesho: Zgjedhjet u deformuan nga krimi i organizuar

‘Raporti i OSBE, më i zymti ndonjëherë për Shqipërinë’/ Nesho: Zgjedhjet u deformuan nga krimi i organizuar

Ish ambasadori Agim Nesho e cilësoi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më të rëndin dhe më kritikun që ka marrë ndonjëherë Shqipëria. Sipas tij, megjithëse raportet ndërkombëtare zakonisht përdorin një gjuhë diplomatike, ky dokument evidenton qartë deformimin e procesit zgjedhor, rolin e krimit të organizuar dhe kapjen e institucioneve. Agim Nesho: Raportet e organizatave ndërkombëtare, ne biem dakord që flitet me një gjuhë diplomatike, por evidentohen të gjitha. Ky raport vjen pas një sërë raportesh të tjera që kanë dalë për zgjedhjet në Shqipëri, ku kulminanti ishte deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PE, që tha: Në Shqipëri nuk u mundësua rotacioni për arsye të krimit të organizuar. Dhe nëse ne prisnim një raport tjetër dhe të shpejtë, e tha që,...