Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes. Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës...