Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë
Nga Berlini ku mori pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë. Rama tha se synimi për të qenë pjesë e Unionit deri në vitin 2030 nuk është një dëshirë, por një axhendë e dakordësuar me BE. Deri në vitin 2027, Rama thotë se duhet të mbyllin të gjitha detyrat e shtëpisë. “Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt. Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar...