Humbi jetën në Manzë, i riu ishte në kërkim nga Italia për tentativë vrasjeje të dyfishtë

Humbi jetën në Manzë, i riu ishte në kërkim nga Italia për tentativë vrasjeje të dyfishtë

33-vjeçari Flori Paluçi që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Umbertide.  Sipas mediave italiane, Paluçi kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të arrestohej. Ngjarja ndodhi në 19 qershor rreth orës 19:45, në qytetin e Vernës. Atje, pranë një lokali dhe një parkingu, 33-vjeçari shqiptar kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt dy italianëve, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç. Ata mbetën të plagosur rëndë, dhe u dërguan me ambulancë ajrore në spitale.  Autori u identifikua brenda pak ditësh, por urdhër-arresti që u lëshua nuk mundi të ekzekutohej. 33-vjeçari shqiptar kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin. ...