Sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerën 100 mijë euro, pranga shoferit të autobusit!

Sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerën 100 mijë euro, pranga shoferit të autobusit!

Policia e Kufitare në Kapshticë sekuestroi veshje të kontrabandauara që kapin vlerën rreth 100 mijë euro këtë të shtunë.  Efektivët kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.  Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.  Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.