Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit

Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë ditën e sotme, 25 tetor 2025, të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës të saj.  Fokusi i këtij forumi është diskutimi mbi sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. Lajmi konfirmohet nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”.  Kujtojmë se kryeministri, ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më...