Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Salla: Kontroll çdo farmacie bujqësore, nuk do lejojmë pesticide të ndaluara
Lushnja po konsolidon rolin e saj si një nga qendrat kryesore të bujqësisë shqiptare, me rritje të qëndrueshme të prodhimeve dhe eksporteve bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi dje biznesin e Netës, një ndër operatorët më aktivë në grumbullimin dhe eksportin e frutave dhe perimeve të sezonit. Salla vuri në dukje se, falë përkushtimit dhe punës shumëvjeçare biznesi i Netës është kthyer në një model suksesi, ku çdo ditë ngarkohen dhjetëra kamionë me produkte bujqësore nga Myzeqeja dhe mbarë vendi, për t’u eksportuar drejt tregjeve europiane. “Po përgatisim domatet e vogla për eksport në Maqedoninë e Veriut. Prodhimi është sipas standardeve të kërkuara, pasi analizat kanë rezultuar plotësisht konform rregullave”, u shpreh Neta gjatë bashkëbisedimit me ministrin. Ministri Salla vlerësoi përpjekjet...