Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rinovim i 980 godinave publike – Plani për dekarbonizimin e sektorit, për 3 vite nevojiten 113 mln euro
Rreth 980 objekte publike pritet të rinovohen deri në vitin 2027, sipas draft Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, që parashikon ndërhyrje të thella në stokun ekzistues të ndërtesave publike dhe rezidenciale, me synimin për dekarbonizimin e plotë të sektorit të ndërtesave deri në vitin 2050. Dokumenti është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas miratimit të Strategjisë Afatgjatë të Rinovimit të Stokut të Ndërtesave. Sipas të dhënave të planit, për periudhën 2025–2027 pritet të rinovohen rreth 980 ndërtesa publike bashkiake dhe qendrore, me një investim total prej mbi 113 milionë eurosh. Megjithatë, plani merr në konsideratë vitin 2025, por fakti që ai nuk është miratuar ende nënkupton që do të ketë shtyrje. Sipas dokumentit për vitin 2025 ishte planifikuar rinovimi...