Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali

Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali

Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton të ketë qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në qytetin e Umbertide, rajoni i Umbrias. Sipas mediave italiane, Paluçi ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm më 19 qershor të këtij viti, ku kishte qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve të tij, 28 dhe 33 vjeç. Të plagosurit mbetën rëndë dhe u dërguan me helikopter në spitalet e Città di Castello dhe Perugia. Pas ngjarjes, karabinierët identifikuan shpejt autorin e dyshuar dhe prokuroria e Perugias kërkoi arrestimin e tij, por 33-vjeçari kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të vihej në pranga. Për këtë arsye, ndaj tij u...