Berlin Global Dialogue, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

Berlin Global Dialogue, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD), forumit ndërkombëtar të nivelit të lartë që mbahet çdo vit në kryeqytetin gjerman. Kreu i qeverisë shkruan se do të marrë pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, e cila fokusohet në sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. “Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama. /vizionplus.tv