Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Televizioni, nga konkurrenca te bashkëjetesa me “online”
Teknologjia, platformat online dhe zakonet e reja të shikuesve po transformojnë thellësisht mënyrën se si konsumohet televizion. Për herë të parë, shikueshmëria e aplikacioneve dhe platformave dixhitale në botë tejkaloi atë të televizionit linear, duke treguar se audienca ndjek përmbajtjen kudo, jo vetëm para ekranit klasik. Televizionet shqiptare po ndërtojnë ekosisteme dixhitale ku programet transmetohen live, arkivohen për shikim më vonë dhe shoqërohen me rrjete sociale për të ruajtur lidhjen me shikuesin. Edhe pse prodhimi dhe blerjet e përmbajtjes janë shtrenjtuar dukshëm, këto shpenzime konsiderohen investime strategjike për forcimin e markës, angazhimin e audiencës dhe të ardhurat nga reklamat. Duke kombinuar programe të bazës që rezistojnë prej vitesh në ekran me reality show, seriale, televizioni dhe platformat digjitale po krijojnë një eksperiencë hibride që pasqyron...