Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

Gjykata zëvendëson masën e arrestit për shtetasin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen në Qafën e KoshovicësReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, më datë 22 tetor 2025, u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore lidhur me kërkesën penale të shtetasit Michele D’Angelo (M.D), i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, ngjarje e ndodhur në Qafën e Koshovicës, Fier. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Kërkuesi, i përfaqësuar nga avokati Toto Avdija, me numër licence 11326, dhe në prani të përkthyesit të licencuar avokat Admir Filaj, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me një masë më të butë, konkretisht “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garanci pasurore”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Prokuroria e çështjes u përfaqësua nga prokurorja Greta Dreni, pranë Prokurorisë së Fierit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe bazuar në nenet 228, 229, 234, 236 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtarja Elira Hroni vendosi:

Pranimin e kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e Michele D’Angelo;

Zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me masën e kombinuar “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garanci pasurore”;

Garancia pasurore u përcaktua në shumën 15,000 euro (ose 1,500,000 lekë), e cila duhet të depozitohet brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;

D’Angelo do të qëndrojë në arrest deri në depozitimin e shumës, ndërsa më pas prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e tij, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi;

I pandehuri është i detyruar të paraqitet një herë në muaj, në Komisariatin e Policisë Fier, konkretisht të premten e fundit të çdo muaji, në orën 14:00.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi.