Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U sanksionua nga SHBA, njeriu “hije” i Putinit zbret në Washington
I dërguari më i lartë ekonomik i Rusisë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime “zyrtare” vetëm disa ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë. Lajmi mësohet nga burime ekskluzive për gjigandin amerikan CNN. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane ruse (RDIF) dhe i dërguar special i Kremlinit, pritet të takohet me zyrtarë të administratës Trump “për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënies SHBA-Rusi”, citon CNN. Vizita vjen mes frustrimit në rritje të SHBA-së për refuzimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë dhe pasi Trump tha se kishte “anuluar” një samit të planifikuar me homologun e tij të Kremlinit, Vladimir Putin. Administrata Trump vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy kompanive më të...