Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kujdes, ndërtimi ka rregulla të reja/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private
Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE. Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale. “Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi. “Kjo urgjencë erdhi si pasojë...