Shtrenjtohet ari në Shqipëri, ja sa ka shkuar grami

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, ja sa ka shkuar grami

Paqartësitë ekonomike dhe gjeopolitike në terren, pritshmëritë për rënien e normave te interesit nga rezerva federale në SHBA si dhe dëshira e investitorëve për të ruajtur arin përballë rënies së dollarit dhe inflacionit shkaktoi një rritje të ndjeshme të vlerës së tij në bursë javët e fundit. Vetëm në datën 20 tetor ari u këmbye për mbi 4 mijë e 347 dollar për onz. Një vlerë që ende qëndron e lartë ndonëse ka patur dhe rënie të herëpashershme nga 5 deri në 7%. “Sa herë që ka destabilizim investitorët e shohin si aset sigurie dhe kështu rritet kërkesa dhe çmimi gjithashtu”, tha ekspertja e financave-Besart Tafa. Jo vetëm investitorët por dhe bankat një pjesë të rezervës së tyre e kanë dhe në ar. Shqipëria ndonëse ka...