Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin

Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin

Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin   Në Gjashtë, aty ku fryma e dijes është ndërtuar gur pas guri mbi dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj brezave, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” kremtoi 50 vjet nga themelimi i saj.Kjo datë e shënuar, Tetor 2025, nuk është thjesht një jubile — është një kujtesë e gjallë e udhëtimit të gjatë të një institucioni që ka ndriçuar mendjet e qindra e mijëra nxënësve, duke formuar breza qytetarësh, intelektualësh, mjekësh, arsimtarësh e profesionistësh të dalluar në gjithë botën.     Emri që mban kjo shkollë nuk është rastësi.Shefqet Sulejmani (1918–1943), lindur në Filat të Çamërisë, u vendos me familjen e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u rrit me ndjenja të forta...