Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zakk Wylde flet për ditët e fundit të Ozzy Osbourne: Nuk e dija që ajo do të ishte hera jonë e fundit
Kitaristi Zakk Wylde ka treguar detaje prekëse për muajt e fundit të jetës së Ozzy Osbourne. Në një intervistë për “Loudwire” më 23 tetor, ai foli për koncertin e fundit të legjendës së “Black Sabbath”, me titull “Back to the Beginning”, që u mbajt më 5 korrik në Birmingham. Vetëm 17 ditë më vonë, më 22 korrik, Ozzy Osbourne ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Sipas Wylde, bashkëshortja e Ozzy-t, Sharon Osbourne, kishte shpresuar që ky koncert do t’i jepte atij forcë dhe motivim për të vazhduar. “I dërgova mesazh Sharon-it dhe i thashë: ‘Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe Ozzy të marrë energji.’ Ajo m’u përgjigj: ‘E shpresoj.’”, tregoi muzikanti. Wylde shtoi se pas performancës, ku luajtën klasiket si “Mama I’m Coming Home” dhe...