Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
A janë martuar fshehurazi Simon Cowell dhe Lauren Silverman? Detajet që po ndezin thashethemet
Simon Cowell mund të ketë bërë më në fund hapin e madh me partneren e tij prej shumë vitesh, Lauren Silverman. Dyshimet për një martesë të fshehtë janë shtuar pasi Lauren ka fshirë llogarinë e saj të vjetër në Instagram dhe ka hapur një të re, ku tashmë mban mbiemrin e Simonit, “LaurenMichelleCowell”. Llogaria e re, e cila është private, ndiqet nga mikja e saj e ngushtë Lauren Sanchez, gjë që ka rritur besueshmërinë e zërave për një martesë të mundshme. Megjithatë, sipas Daily Mail, fotot më të fundit të Laurenit, të postuara rreth nëntë ditë më parë, tregojnë se ajo nuk mban unazë martese, por vetëm atë të fejesës që Simon i dhuroi në vitin 2021. Revista HELLO! raporton se më shumë detaje mund...