Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka treguar një anë të re të tij duke nisur një iniciativë humanitare për të ndihmuar familjet shqiptare që jetojnë në kushte të vështira. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga gjendja e rënduar e një familjeje dhe ka bërë të ditur se do të angazhohet personalisht për të rinovuar plotësisht banesën e tyre. Iniciativa ka marrë menjëherë vëmendjen dhe përkrahjen e publikut. Pas publikimit të videos, G-Bani tregoi se ishte përmbytur nga mesazhe në “inbox” nga persona që kërkonin ndihmë për të afërmit e tyre. “Nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje,” shkroi ai. Artisti bëri apel për ndihmë ndaj ndërtuesve...